E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, strukture e vecante per mbrojtjen e votes

Kongresi i Partise Socialiste, me 5 nentor do te miratoje dhe ngritjen e nje strukture te vecante qe do te kete si objektiv mbrojtjen e votes ne zgjedhjet e vitit 2013. Sekretari Organizativ i PS-se, Blendi Klosi, tha dje per median se ne cdo qender votimi do te kete nje strukture qe do te beje verifikimin e votuesve, listat dhe evidentimin e te gjitha problemeve qe kane te bejne me voten. "Per cdo qender votimi, ne duhet te kemi nje shtab elektoral aktiv partie, organizate socialiste, emrin ta kete organizate. Por ajo qe eshte e rendesishme, eshte se kush duhet te jete grupi patronazhist pergjegjes per nje qender votimi",- tha dje Klosi. Struktura e PS-se eshte perdorur edhe ne zgjedhjet e meparshme, por kete here, angazhimi i tyre do te jete nga periudha pas kongresit deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Detyrat e struktures se re, nga pikepamja e te dhenave per votuesit, jane te ngjashme me ato te zyrave te Gjendjes Civile. "Duhet te jete struktura e partise, e cila duhet te marre vete ne dore disa problematika, te cilat duhet t'i zgjidhte shteti. Por ne kushtet kur shteti nuk eshte i interesuar te zgjidhe keto problematika, do te jete vete struktura e partise, e interesuar me se shumti per problematikat te cilat jane: listat e votuesve, prania e votuesve, emigrantet, evidentimi i te larguarve nga zona e votimit, te ardhurit, etj",- tha dje Klosi. Nga ana tjeter, Klosi shton se pas kongresit dhe zgjedhjes se asamblese se re, Partia Socialiste duhet te angazhohet me gjithe strukturat e saj per zgjedhjet parlamentare. "Ajo qe eshte shume e rendesishme dhe duhet te kuptohet nga gjithe strukturat e partise, eshte se qe nga data 5 nentor dhe deri zgjedhjet e ardhshme, PS nuk duhet te humbase me asnje moment per t'u pergatitur per fitoren e zgjedhjeve parlamentare",- u shpreh dje Klosi. Kongresi i PS-se do te zgjedhe Asamblene e re Kombetare, si dhe do te miratoje programin politik. Me pas, do te jete asambleja qe do te zgjedhe strukturat kryesore drejtuese te PS-se, duke pershire dhe kryesine e re, dhe komisionet e posacme. Ne kongresin e nentorit do te marrin pjese rreth 1500 delegate, rreth 900 prej te cileve, do te zgjidhen diten e shtune nga baza socialiste. Votimi i dates 22, do te behet ne baze te parimit "Nje anetar - Nje vote". Sipas drejtuesve te PS-se, eshte percaktuar qe 30 per qind e delegateve qe do te zgjidhen, do te jene femra.

Ne kongres, propozime per kryeministrin dhe programin

Ceshtjen e kryeministrit, ne rast te nje fitore te opozites ne zgjedhjet e ardhshme, Partia Socialiste pritet ta zgjidhe qe ne kongresin e 5 nentorit. Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, do te propozoje se bashku me delegatet e Durresit, qe Opozita e Bashkuar te paraqese si kryeminister kreun e PS-se, Edi Rama. Ky vendim do te merret edhe ne kuadrin e programit politik, per zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›