E Diel, 1 Nëntor 2026

Trageti përplaset me anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur

Një aksident i rëndë është shënuar mesnatën e sotme në ujërat ndërkombëtare. Një traget me pasgjerë është përplasur me një anije tregtare, duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit. Mësohet se trageti i linjës Durrës - Bari "Ankara" është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1” e cili kishte një ekuipazh prej 10 personash është mbytur menjëherë pas përplasjes.

Sipas informacioneve më të fundit 2 marinarë të anijes turke kanë arritur të shpëtonin ndërsa është gjetur trupi i pajetë i një marinari tjetër.  Dy marinatët e mbijetuar Ahmet Seiçid 51 vjeç dhe Ahmed Bau 38 vjeç si dhe kufoma e një marinar tjetër tashmë janë në port 2 ndërsa mësohet se janë identifikuar nga Guardi di Finanzia edhe dy kufoma të tjera por si pasojë e dallgëve të mëdha ata nuk janë nxjerrë ende nga deti.

Ndërkohë vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit, për 5 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit. Mësohet se trageti me 196 pasagjerë në bord nuk është dëmtuar dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën paraprake.

Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës i cili drejtohet nga prefekti Genc Alizoti.  "Po ndjekim hap pas hapi situatën. Forcat e shpërtimit ndodhen në vendngjarje dhe gjithashtu edhe spitali I Durrësit është në gadishmëri. Jemi duke e menaxhuar situatën” ka theksuar prefekti Alizoti në një prononcim për “Ora News”.

Ndërsa drejtori i kufirit dhe dhe migracionit Sajmir Boshnjaku ka deklaruar për “Ora News” se forcat e shpërtimi shqiptare po bashkëpunojnë me Guardia di Finanza për të gjetur trupat e 5 marinarëve të tjerë.

Ndërkohë mësohet se kanë nisur operacionet e shpëtimit nga ajri, ku helikopterët kanë nisur fluturimet rreth zonës ku janë përplasur trageti me anijen për të bërë të mundur gjetjen e trupave të 5 personave të zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›