Kongresmeni Aderholt Berishës: SHBA do ta vijojë mbështetjen

Tiranë, 31 maj, NOA Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komisionit te Sigurisë dhe Bashkëpunimit me Evropën ne Kongresin Amerikan, i njohur si Komisioni i Helsinkit.
Ai e falënderoi kongresmenin për mbështetjen që Kongresi amerikan, qeveria amerikane, Presidenti dhe taksapaguesit amerikanë iu kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe në veçanti, mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin në NATO.
Nga ana e tij, Aderholt i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet nga miq të shumtë të tij dhe të Shqipërisë në SHBA, duke theksuar se SHBA do të vijojnë këtë mbështetje ndaj Shqipërisë, në të gjitha fushat e bashkëpunimit, në interes të së mirës së të dy kombeve tanë miq.
Në vijim, kryeministri Berisha e informoi kongresmenin Aderholt për reformat e rëndësishme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në të gjitha fushat dhe arritjet e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, në veçanti vendimin e Këshillit për gjykimin e kërkesës së Shqipërisë dhe përgatitjen e dorëzimin e përgjigjeve të Pyetësorit në KE nga ana e Shqipërisë, si dhe vendimin e fundit historik të Komisionit për të propozuar heqjen e vizave për shqiptarët.
Pas anëtarësimit në NATO, kjo është ngjarja më e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, e cila do i sjellë ata më pranë Evropës dhe realizimit të ëndrrës së kombit për rikthim në familjen evropiane, u shpreh kryeministri Berisha.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")