E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vëllezërit vriten mes tyre

Dy vëllezër të moshuar nga një fshat i thellë malor në Shkodër kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri me njëri tjetrin.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pasdite në fshatin Domen të komunës Postribë të rrethit Shkodër.

Dy vëllezërit Isa çela, 79 vjeç dhe Hysen çela, 76 vjeç që banonin fare pranë njëri-tjetrit kanë nisur të debatonin në lidhje me pronësinë e një toke që ndodhej mes dy shtëpive.

Pas fyrjeve dhe sharjeve, të dy vëllezerit i kanë drejtuar njëri-tjetrit armët e zjarrit. Pas një shkëmbimi zjarri që ka zgjatur disa minuta në prezencën dhe të familjarëve të tjerë, dy vëllezerit e moshuar kanë mbetur të plagosur.

Fshati ku ka ndodhur ngjarja është një zonë e thellë malore ku mungon komunikimi dhe për të lajmëruar policinë dhe ambulancën, familjarëve u është dashur të ecin vetë rreth 40 minuta në këmbë.

Pasi mori informacion policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e dy të plagosurve për në spitalin rajonal të Shkodrës. Por pak më vonë, pasi kanë mbërritur në spital, për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›