E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konispol, Mbeshtetja e Ministrisë së Bujqësisë, fermeri Zote rrit sipërfaqet me agrume

Subvencionet  e Ministrisë së bujqësisë ,bën që fermeri Vullnet Zote nga Konispoli të mendojë rritjen e sipërfaqeve me agrume. Aplikimi në skemat e IPARD,bëri që fermeri Zote  të dali fitues duke përfituar makineri bujqësore me vlerë 75 mijë euro .Për mikrofonin tonë ai thotë :

Është hera e parë që aplikova ne skemat e Ipard , plotësova dokumentat në mënyrë të rregullt.Më duheshin mjetet  ,në fillim nuk e prisja të dilja fitues pasi isha mosbesues por ja që i përfitova zetorin dhe mjete të tjera .Tani qe fitova përvec gëzimit qe ndiej dua të inkurajoj dhe fermerët e tjerë të aplikojne pasi mund të dalin fitues .Falë mjeteve qe mu dhanë puna ime do të lehtësohet më tepër pa qënë nevoja që të shpenzoj aq shumë para për ti blerë vet ,është një mbështëtje shumë ë mirë për ne si fermer ,pasi nuk kemi mundesi ti blejmë vet, na thotë Vullneti.

Në bashkinë Konispol sektori I bujqësisë ka njohur një hov të madh.Shumë banorë të kësaj bashkie vitet e fundit po I rikthehen punimit të tokës,kryesisht kultivimit të agrumeve.Sot në ktë zonë kultivohen  mbi 900 hektar të mbjell me agrume,ku pjesa më e madhe shkon për eksport.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›