Konjanovski: Nuk jam fajtor për përfaqësimin e vogël të shqiptarëve në ARM

Shkup, 28 gusht – “Përfaqësimi i vogël i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së, vjen si rezultat i mosrealizimit të kursit selektiv nga ana e tyre, dhe pas kësaj nuk fshihet asgjë tjetër. Armata e Republikës së Maqedonisë, por edhe Ministria e Mbrojtjes janë të përkushtuar që në përpikëri të respektojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, andaj edhe mbajmë llogari për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, kështu tha për Alsat numri një i dikasterit të mbrojtjes Zoran Konjanovski, duke arsyetuar mungesën e shqiptarëve nëpër njësitë speciale të ARM-së.“Ka një kurs selektiv i cikli zgjatë 24 ditë, çdo ditë ka aktivitete të ndryshme dhe gjatë kësaj ne askujt nuk i themi se duhet të heqë dorë, përkundrazi, vetë ata kur shohin se nuk mund ta kalojnë atë kurs selektiv, ta kalojën ditën e parë, të dytën të tretën, heqin dorë. Në kursin e fundit selektiv informatat e mia flasin se kishte numër të madh të shqiptarëve, rreth 14, por vetë ata hoqën dorë, në ditën e shtatë, të tetën apo të nëntën, se ne vërtetë na duhen njerëz të aftë, njerëz të cilët janë të përgatitur, që mund do ta kalojnë atë kurs, sepse ja vlen që të jetë pjesë e njësisë speciale, a aspak nuk ka të bëj me atë se është serb, maqedonas apo shqiptarë” tha ministri i mbrojtjes Zoran Konjanovski. I pyetur se pse në ditën e armatës në mesin e nëntë nënkolonelëve të cilët u ngritën në gradën kolonel, nuk kishte asnjë shqiptarë, ministri Konjanovski deklaroi se për ngritjet në detyrë duhet të përmbushen kushtet e caktuara.“Mua më vjen keq që është ashtu, por ne nuk mundemi nga grada kapedan ta ngrisim në gradë kolonel. Do të thotë ai duhet të jetë nënkolonel, t’i përmbush të gjitha kriteret dhe më pas të mund ta ngrisim në gradë kolonel. Parimi bazë i funksionimit në shtet dhe tek të gjithë qytetarët është Marrëveshja e Ohrit dhe ne atë e respektojmë, por sërish ne jemi armatë, ekzistojnë disa kritere ndaj të cilave ne nuk mund ti mbyllim sytë.