E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Kontestin ndërmjet KOM-it dhe KOS-it duhet ta zgjedhin vet kishat

Shkup, 28 gusht  - Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Serbe është çështje kishtare që duhet ta zgjedhin të dyja kishat, ndërsa politikanët mund të ndihmojnë për krijimin e ambientit për mbylljen e tij, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, raporton agjencia MIA.

"Ai problem i ngarkon të gjithë besimtarët në Maqedoni, por kjo është çështje kishtare. Kur takohemi me presidentin Boris Tadiq bisedojmë edhe për këtë çështje, por në kontekst të krijojmë ambient që të zgjidhet problemi ndërmjet kishave. Ne nuk mund të hyjmë në atë çështje dhe ta marrim rolin e tyre, por dëshirojmë të gjejmë mënyrë si kishat të vijnë në zgjidhje. Ky është problem kishtar që duhet kishat ta zgjedhin, por ne politikanët duhet të krijojmë ambient dhe komunikim që të vihet deri te ndonjë zgjidhje", tha presidenti Ivanov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në manastirin në Matkë të Poshtme ku mori pjesë në liturgjinë me rastin e festës së Shën Mërisë.

Shefi i shtetit u përqëndrua edhe në mospajtimet ndërmjet kabinetit të tij  dhe disa gazetarëve lidhur me përmbajtjen e brifingut të paradokohshëm në Ohër, ndërsa në të cilat ishte involvuar edhe eurodeputetja gjemane Doris Pak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›