E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konjufca: Demokracia ia lejon secilit të merret me tjetrin

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka parë gjë të keqe te thirrja që subjekti i tij po i bën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të mos hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, sikundër që është folur e shkruar kohëve të fundit.

“Ne nuk merremi vetëm me veprimet e pozitës, të asaj partie që është në pushtet, por edhe me veprimet e njëri-tjetrit të secilit subjekt. Po të ishte e ndaluar që të merreshim me veprimet e subjekteve politike, që subjektet të merreshin me punët e njëra-tjetrës, atëherë kjo do të ishte një diktaturë, një autoritarizëm politik”, ka thënë Konjufca për Kohën Ditore.

“Mirëpo, kjo është demokracia, të merresh me veprimin e secilit”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ndërhyrje në punët e partisë tjetër do të ishte po të ndërhyhej në vendimmarrjen e asaj partie, e jo kur konstatohet gjendja, kur tregohet se çka po ndodh.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›