E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurrentët befasojnë jurinë, Golden Buzzer i dytë në Albania’s Got Talent shkon për ventrilokuistn Nikolas Bushi

E hëna në mbrëmje shënoi një tjetër sukses në natën e tretë të spektaklit “Albania’s got talent” në ekranin e televizionit Vizion Plus.

Dymbëdhjetë konkurrentë sollën performanca të jashtëzakonshme përpara katër anëtarëve të jurisë por dhe publikut.

Grupi i Grave të Tetovës befasuan me zërin e tyre duke përcjellë traditat dhe rrënjët shqiptare.

Pianisti italian Eduard di Donantino rrëmbeu po ashtu “po-të” e jurisë i ndjekur nga grupi i vajzave “Shqiponjat”.

Surprizë e mbrëmjes ishte padyshim Golden buzz\\eri i dytë. Ventrilokuisti Nikolas Bushi përmes talentit dhe humorit fitoi vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të Elsa Lilës, e cili shtypi butonin e artë, duke e bërë automatikisht artistin, finalistin e dytë të këtij spektakli.

Publiku reagoi me entuziazëm në çdo dalje, ndërsa juria u përball shpesh me vendime të vështira për të përzgjedhur më të mirët e natës.

Komentet mbështetëse, shpesh dhe pikante ishin përtej konkurrencës për ta siguruar një vend na gjysmëfinale. Ndaj për të eliminuarit e mbrëmjes kjo mbetet një eksperiencë fantastike.

Mbrëmja u mbyll me premtimin për një fazë edhe më emocionuese javën e ardhshme, ku garuesit do të përballen me sfida të reja dhe surpriza të tjera që do të testojnë kufijtë e talentit të tyre.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›