Kardashian ngel në provimin e Juridikut, shkak “ChatGPT”

Ylli amerikan Kim Kardashian ka ndarë përvojën e saj me inteligjencën artificiale gjatë një interviste për revistën “Vanity Fair”.
Ajo tregoi se ka përdorur “ChatGPT” për të ndihmuar në përgatitjen e provimeve të jurisprudencës, por përvoja nuk ka qenë aq pozitive sa e kishte pritur.
Sipas Kardashian, përgjigjet që merrte shpeshherë nga Inteligjenca Artificiale ishin të gabuara, çka e çoi në dështime të shumta gjatë testeve.
“Për sa herë që kërkoja një përgjigje ligjore, ngarkoja detyrën në “ChatGPT”, por ai shpesh më çonte te përgjigja e gabuar”, u shpreh Kardashian.
“Pastaj, mërzitesha dhe filloja t’i bërtas”.