E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrentja enigmatike e Miss Botës (FOTO)

Në pamje të parë, bukuroshja Rakhima Ganieva nuk ka asgjë të ndryshme nga konkurrentet e tjera të Miss Botës. 

18-vjeçarja, e kurorëzuar Miss Uzbekistani 2013, gëzon një pamje me të vërtetë për të lakmueshme dhe duket në gjendje për të triumfuar midis shumë bukurive të botës.

Problemi i vetëm i saj në Uzbekistan, një vend me një traditë të rëndësishme muslimane, nuk është zhvilluar kurrë ndonjë kompeticion bukurie, zyrtar ose jo,transmeton “Tch”.

E ndërsa në faqen e Miss Botës, zonjusha figuron e lindur dhe e rritur në kryeqytetin Tashkent, është e apasionuar pas pianos, tenisit, historisë, udhëtimeve dhe studion marrëdhënie ndërkombëtare e ligj, një gazetë uzbeke raportonte se pavarësisht kërkimeve të saj, nuk kishte arritur as që të krijonte idenë më të vogël se cila është me të vërtetë 18-vjeçarja.   P.K

1

3

2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›