Konkursi: Jepni idenë më të mirë se si të dilet nga Euro
Share


Lordi Wolfson
Një lord britanik ka hapur një konkurs interesant: personi që ofron idenë më të mirë se si një shtet duhet të dalë nga zona euro pa shumë dëme, fiton rreth 300 mijë euro.
Sipërmarrësi Simon Wolfson ka themeluar çmimin Wolfson Economic Prize. Ai tani kërkon që akademikët nga mbarë bota të japin ide për këtë çmim. Çmimi është i dyti më i rëndësishëm për ekonominë pas Nobelit.
Deri më tani ka spekulime se shtete të ndryshme mund të lënë zonën euro, por ende nuk ka një studim se çfarë pasojash sjell kjo dhe si do minimizohen ato.