Retro/Press: Zhvillimi ynë letrar
S.Toto
Në vendin tonë krijimi artistik ka marrë njëfarë zhvillimi shprehjeje të varfër sidomos në romane, novela e poezi. Sa për muzikë, pikturë e skulpturë, të cilat janë një soj të fuqishme për trupëzimin e krijimeve artistike, lëmë këndonjësin që të gjykojë duke shtuar vetëm që ekspozitat e ndryshme artistike dhe “shkolla e artit”, provojnë sado pak se shqiptari ka talent për shprehje artistike dhe në këto forma. Por fakti që zhvillimi ynë letrar, qysh prej ditës s’indipendencës e deri më sot, ka qenë qesharak s’duhet aspak të na dëshpërojë. Sepse sidomos në poezi e novela konstatojnë q’ata të dy ose tre letrarë që kemi, ndiejnë, kanë gjallëri artistike dhe një imagjinatë krijonjëse, të cilat sikundër e pamë janë karakteristika të një vepre arti. Mirëpo për fat të keq, letrari ynë është prodhimi i ndonjë kulture të huaj dhe aq i asimiluar prej saj, saqë prodhimet e tij nuk prekën as jetën, as çështjet t’ona shoqrore. Në kundërshtim të madh me rrymën pragmatike që sundon artin e popujve refomonjës, essence mikroskopike e letërsisë s’onë ashtë një anakronismë. Shqipëria për letrarin t’onë ka për të qenë pllaneti Mars dhe sigurisht një situatë e tillë dëshpëronjëse do mos krijojë kurrë as edhe fillimin e një letërsije me shpirt të kulluar Shqiptare. Misiticismi kosmik, Zanat, Muzat dhe elementi erotik shiten për në vend të patateve. Këtij i thonë art per se, me të gjithë kuptimin e fjalës. Ndoshta letrari ynë kujton se e prish t’ashtuquajturën vlerë artisike po të miretme jetën dhe cështjen e bujkut, e punëtorit, e nëpunësit, me mentalitetin dhe supersticionet fetare dhe me gjithë cfaqjet e tjera të kolektiviteti t’onë, të cilat thërrasin për interpretonjëse. Pse, a s’është një vepër monumentale arti “Komedia njerëzore” e Balza-c, e cila n’esencë ësht nj ëhistori e gjallë e shoqërisë Franceze mbas revolucionit të math? A s’është një kryevepër “Nëna” e Gorky-t, interpretonjëse e fuqishme e masave punëtore russe? Si përgjigje më të fortë letrari ynë le t’i hedhë një sy letraturës botënore në këta të dy shekujt e fundit të gjetur një varg të tërë kryeveprash ngjer në palcë realiste.
Në prodhimet t’ona letrare rrall tek gjendet ndonjë copë e vogël me stil modern që ka frymë shkiptare. Për shëmbëll vjershat e z-it Ali Asllani, “Kshillë njëj shoku” e z. Koliqi, “Dhe u huej” i Nologus-it dhe disa novella në “Hieja e Maleve” përmbajnë elementin Shqiptar. Sidomos novella, e cila ka marrë kaq fuqi në shekullin e njëzetë, në dorë të letrarit me zotësi krijonjëse do të dijë të interpretojë elementet e ndryshme të shoqërisë s’onë për të zhdukur këtë kaos që mretëron sot. Them që novella është e udhës të zhvillohet sepse kjo sundon drejt për së drejti personalitetin e këndonjësit, luan me ndjenta e tij dhe në një cqetësim të tillë shpirtonor duket i gjallë mendimi që trupëzon novella në tërësin e saj. Në këtë mënyrë energjitë e shëprndara t’individit të sotmë, do të kordinohen për fuqizimin t’onë kolektiv.
Është thën shumë herë se krijimi, institucioni i të Bukurës, është një proces krejtësisht individual dhe se artisti s’mer përgjegjësi shoqnore. Fakti që nëpër sistemet edukative të popujve refomonjës , “çështja e përbashkët shoqërore,’, sundon dhe zhvillimin e imagjinatës s’artisiti të ri, majfton si përgjegje. Por më në fund, duhet të njohim edhe të drejtën jetike që ka populli shqiptar kundrejt artisti si individ. Në qoftë se Shqipëria sit ë shkruar letrare ka vetëm Buzukërit bëhet dhe më e ndershme detyra që kanë letrarët t’anë kundrejt popullit të tyre. Arti u dha shije dhe guxim përpjekje që u bënë popujt. Letrari ynë serioz që të fillojë krijimin e një letërsie jo indiane apo gjermane por një krijim letrar Shqiptar, duhet të përdorë të tëra energjitë e tij për fuqizimin e djalërisë. Sepse në këtë sakrificë q’o bën një populli qëndron pikërisht më e lartë e kryeveprave t’artit. Sepse idealet e larta janë n’esencë vepra arti. Dhe artisit shënjtërohet kur ngjall një popull nga vdekja shpirtnore. Është detyra e artisiti t’onë intiligjent që t’intuiotjnë këto ideale, t’i tregojnë djalërisë rrugën e kontemplimit të tyre, që të ngjallen emocione dhe spirita guximtare për përpjekje fantastike kolektive drejt njëj jete të Lumtur e të Fuqishme.
Kështu flet shpriti i varfër i një populli.