E Diel, 1 Nëntor 2026

Konomi në APF në Varshavë: Parlamentet, ura lidhëse për forcimin e demokracisë dhe sigurisë në Europë

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryetarja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF), deputetja Hatixhe Konomi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Rajonit të Evropës të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), mbajtur në Varshavë.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishin sfidat e reja të sigurisë dhe rëndësia e forcimit të rolit të parlamenteve.

Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan mbi tema si, parlamentet kombëtare të Bashkimit Evropian, projektet e bilancit dhe reformave, si dhe Roli i parlamenteve në formësimin e politikave të sigurisë dhe sfidat që lidhen me rritjen e shpenzimeve shtetërore për qëllime mbrojtjeje.

Gjithashtu u diskutua edhe mbi reformat, të cilat kanë qenë parësore për parlamentet nacionale, ku Konomi gjatë fjalës së saj ndau disa reflektime mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe progresin në procesin e integrimit evropian.

Konomi theksoi rolin kyç të Kuvendit në këtë proces, si dhe u ndal në rëndësinë e dy reformave që po diskutohen aktualisht,Reforma Territoriale, që synon përmirësimin e qeverisjes vendore dhe shërbimeve për qytetarët dhe Reformën Zgjedhore, e cila mbetet thelbësore për forcimin e transparences dhe besimit në proceset demokratike.

“Në një kohë sfidash të përbashkëta për Evropën, parlamentet mbeten ura që lidhin qytetarët me projektin evropian dhe garantojnë forcimin e demokracisë në çdo vend”, përmbylli fjalën e saj Konomi.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›