Konstantja antishqiptare e serbëve
Prof. dr. Fatmir Shehu
-Në vitin 1913 kryeministri i atëhershëm serb Vladan Gjeorgjeviq në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” argumentonte nga pozita kolionaliste: nga njëra anë shihen sërbët të kulturuar, në anën tjetër shqiptarët, këta “indianë” të Evropës të cilët të kujtojnë njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtin e tyre”. Asnjë njeri me mend në kokë, që i njeh shqiptarët, nuk mund ta shprehë këtë urrejtje që është shenjë e qartë e inferioritetit historik dhe psikologjik. Asnjë personalitet shqiptar, madje dhe populli i thjeshtë shqiptar, nuk ka sharë apo të ketë dashur të denigrojë serbët si popull në këto nivele shtazërie. “Pamfleti i Gjeorgjeviqit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pengimin e themelimit të shtetit shqiptar dhe refuzimin e të drejtës për vetëvendosje për shqiptarët”, shkruan historiani gjerman Holm Sundhousen . Dhe të vjen të qeshësh se është fakt se shqiptarët, duke qenë më të hershëm se serbët në këto anë , janë vendosur pranë detit dhe u kanë munguar pyjet që të flinin nëpër drunj; këto i kanë pasur me shumicë serbët. Një ndër bazat shkrimore të nacionalizmit antishqiptar është punimi i Vaso Çubrilloviqit botuar në 1937 “Mbi shpërnguljen e shqiptarëve”, ku ndër të tjera thuhet: Miliona njerëz lëvizin nga një pjesë e kontinentit në tjetrin, atëherë zhvendosja e disa qindra mijëra shqiptarëve, nuk do të shkaktojë shpërthimin e një lufte të re botërore.
Edhe pas çlirimit të vendit, kur delegacionet shqiptare shkonin në Beograd për punë të ndryshme, jugosllavët mendjemëdhenj e “ të ditur”, rast e pa rast, në bazë të dokumenteve të kohës - i “shanin shqiptarët”. Kjo mund të vërehej edhe në aktivitete sportive. Kështu kur në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, zhvilluar në vitin 1967, kosovarët ( sepse atëherë nuk lejoheshin tifozët nga Shqipëria që të ndiqnin skuadrën e tyre ) bërtisnin në stadium : “Kuq e Zi”, “ Kuq e Zi”. Nga ana e tyre serbët bërtisnin: “Testerashi- sharrxhinjtë “ “Testerashi-sharrxhinjtë” . Shqiptarët nuk kanë as kulturë, por as edhe traditë të manifestimit simbolik të mllefit . Në Kosovë apo Maqedoni s’gjen simbole antiserbe, apo antimaqedone, të shkruara nga shqiptarët. Përkundrazi, në rrugën Shkup-Strugë ka plot parrulla antishqiptare si “vdekje e shqiptarëve”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “ Maqedonia pa shqiptarët” etj. Zbrazja e mllefit nëpërmjet simboleve, ashtu siç e përshkruan mjaftë mirë politikani i shquar shqiptar- Arbën Xhaferri, i përket besimit primitiv Wudu. Nebjosha Çoviqi , një politikan i Beogradit (Njebosha Çoviq në vitin 1990 ka qënë kanakar i Milosheviçit në postin e prefektit të Breogradit), i ngarkuar nga qeveria serbe me Kosovën, i pyetur nga gazeta nacionaliste “Glas Javnosti” (Zëri i Opinionit) mbi decentralizimin e pushtetit të Kosovës, përgjigjej: “Çfarë decentralizimi të presim kur këtu kemi të bëjmë me një fis të egër, i cili nuk respekton as ligj, as rend, por vetëm forcën e të fortit dhe pushkën?”. Në vazhdën e prononcimeve për mediat serbe, Çoviq , protestat e dhunshme në Kosovë (17-18 mars 2004) i ka quajtur : “fashizëm shqiptar” dhe “ spastrim etnik “ Pjesëtarët e ish-UÇK-së , Çoviqi i ka quajtur “ bastardë”. Në një letër që i dërgonte ministrave të Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, më 25 maj 1999, Slobodan Milosheviçi shkruante se “serbët në Kosovë do të mbrojnë dinjitetin e tyre historik kundër ‘minjve’ të cilët nuk kanë idenë e dinjitetit dhe historisë”. A mund të bashkëjetojnë dy popuj, një nga të cilët e ka treguar urrejtjen me vepra dhe gjenocid dhe akoma s’kërkon falje? Madje edhe Kryeministri aktual, para disa ditëve , me rastin e zhvendosjes së dhunshme nga ana e policisë serbe, të monumentit të të rënëve shqiptarë për çlirimin e trevave shqiptare në Preshevë, në vazhdën e paraardhësve të tij, nxori fjalë shumë fyese për shqiptarët si popull. Kush mund të bashkëjetojë me këta nazistë, duke filluar që nga udhëheqësit e lartë politikë dhe ideologët e tyre, të cilët mbajnë një përgjegjësi të veçantë se kanë ndërsyer popujt tanë të kacafyten me njëri-tjetrin? Aq më shumë ndaj një populli fqinj si ne që historikisht kemi bashkërenduar përpjekjet ndaj armiqve të përbashkët dhe asnjë herë nuk kemi zaptuar territore? Fqinjin e ke në mungesë të vëllait-thotë populli! Në fund të fundit, historikisht, serbët na kanë gjetur vetë neve si fqinj të tyre dhe jo ne ata.