Konstituimi i KQZ-së, debate PD-PS në Kuvend

Seanca e sotme plenare është shoqëruar sot me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës për konstituimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka theksuar se në axhendën e Kuvendit duhet të ishte përfshirë miratimi I kandidatëve për kreun e KQZ-së.
Por kreu i grupit demokrat Astrit Patozi ka akuzuar opozitën se ka bllokuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për KQZ-në.
"Opozita ka bllokuar procesin prandaj Ruçi të mos kërkojë konstituimin e KQZ. Zgjedhjet nuk fitohen me kodin zgjedhor dhe as me KQZ-në, por me qytetarët. Opozita të zhbllokojë Komisionin e Ligjeve dhe atëherë votojmë që nesër për anëtarët e KQZ-së” tha Patozi.
vijon..