E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konstituohet Asambleja e Kamenicës

Janë betuar, të premten, 27 këshilltarët komunalë dhe kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli. Në mbledhjen e parë me përbërje të re është zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit, Enver Mavriqi i AAK’së, për të cilin votuan 19 këshilltarë nga partitë politike në koalicion, ndërsa këshilltarët e PDK’së nuk morën pjesë në votim, duke e lëshuar seancën.

Kryetari i rikthyer në pushtet pas zgjedhjeve të 13 dhjetorit, Surdulli, tha gjatë fjalimit të tij se do të punojë në interes të qytetarëve pa dallime për të siguruar jetë më të mirë për të gjithë banorët e Komunës. Ai propozoi që në mandatin e ri Komuna t’i ketë 11 drejtori, të cilat do të ndahen nga partnerët në qeverisje, LDK-AAK dhe LDD.

Edhe pse të premten nuk u konfirmua nënkryetari i Kamenicës, burime të Expressit bëjnë të ditur se ai do të jetë Lulzim Leci, ish-kandidat i AAK’së për kryetar komune.

Kuvendi Komunal i Kamenicës në përbërjen e re do të ketë tetë këshilltarë nga PDK-ja, gjashtë nga LDK-ja, nga pesë AAK-ja dhe AKR-ja si dhe tre nga LDD-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›