Konsulli i Meksikës, Ylli Ndroqi, takim me Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre
Konsulli i nderit të Meksikës, z.Ylli Ndroqi, ka vijuar ditën e sotme axhendën e tij të takimeve në Meksikë.
Z. Nroqi në orën 10:00 me orën e Meksikës që i korrespondon orës 17:00 me orën tonë, ka zhvilluar një takim Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre.
Gjatë takimit me Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre, u vu theksi tek promovimi ekonomik i Meksikës dhe Shqipërisë, tek shkëmbimet tregëtare mes vendeve për eksport dhe import të prodhimeve.
Në rastin konkret, Aguirre ka falenderuar qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën, duke u shprehur se kjo do të lehtësojë në mënyrë të shpejtë edhe lëvizjen për biznesmenët shqiptarë, të cilët do të pajseim me një vizë 10-vjeçare për të vizituar dhe investuar në Meksikë.
Aguire ka falenderuar zotin Ylli Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri dhe është shprehur se Ambasada jonë në Washington duhet të ofrojë një Konsull nderi në Meksikë.
Falenderoj qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën. Do të lehtësojmë në mënyrë të shpejtë lëvizjen për biznesmenët shqiptarë. Biznesmenët shqiptarë do ti pajisim me një vizë 10-vjeçare për të vizituar dhe investuar në Meksikë. Falenderoj zotin Ylli Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri. Ambasada juaj në Washington, duhet të na ofrojë një Konsull Nderi në Meksikë. Jemi të informuar për punën tuaj si Konsull në Shqipëri nga Ambasada jonë në Romë, Cabanas, u shpreh Drejtorja e Përgjithëshme e Meksikës për Evropën, Maria Aguirre.
Axhenda e takimeve të Konsullit Ylli Ndroqi në Meksikë për ditën e sotme do të vazhdojë më një takim me z.Tomas Lopes, Drejtor për Ekonominë për Evropën i Meksikës.