E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke: Ilir Kupa ka kaluar në territorin shqiptar

I arratisuri shqiptar nga burgu i Trikalas, Ilir Kupa ka kaluar në territorin shqiptar. Kështu ka deklaruar policia greke duke njoftuar se ka ndërprerë operacionet e kërkimit për kapjen e tij në territorin e saj.

Sipas policisë greke Ilir Kupa dyshohet se ka përdorur rrugë malore nga fshati Palamba për në Janjar të Sarandës pasi janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të tij 500 m larg kufirit me fshatin Jarinjë.

Gjithashtu policia greke thekson se janë gjetur konserva ushqimesh në një banesë të braktisur që I arratisuri e kishte përdorur për tu fshehur.

Më tej, policia e shtetit helen thekson se ka njoftuar edhe policinë e Sarandës për hyrjen e Kupës në territorin shqiptar dhe forcat e policisë shqiptare janë në gadishmëri për kapjen e tij.

26-vjeçari arriti tu shpëtonte policisë në përplasjen e armatosur ku mbeti i vrarë njëri prej të arratisurve shqiptarë, Marian Kola.

Ilir Kupa është njëri prej 11 shqiptareve te arratisur nga burgu i Trikalas, në fund të marsit. Tre prej tyre janë vrarë nga policia greke, katër janë kapur, ndërsa katër të tjerë janë ende në kërkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›