E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsultime për Presidentin e ri, kryeministri Albin Kurti takime me forcat politike. Osmani synon një mandat të dytë

Pas konstituimit të kuvendit të Kosoves dhe krijimit të qeverisë, sot  pritet që  kryeministri Albin Kurti të nisë konsultimet me subjektet politike per zgjedhjen e Presidentit.

Vjosa Osmani  është në krye të shtetit deri më 4 prill, por ligji përcakton që zgjedhja e Presidentit të ri të bëhet të paktën 30 ditë para mbarimit të mandatit.

Në bazë të afateve  Presidenti i ri duhet të zgjidhet deri më 4 mars.

E para e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në detyrë dhe për një mandat të ri pesëvjeçar, por mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Në rast se dështon zgjedhja e Presidentit atëherë shpallen zgjedhjet e reja parlamentare, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Vendi ndodhet në një moment vendimtar politik, ku zgjedhja e Presidentit të ri përbën jo vetëm një detyrim kushtetues, por edhe një test të rëndësishëm për pjekurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave politike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›