Konsumatorët e këqinj të energjisë
Banesat shqiptare përgjithësisht të ndërtuara keq janë njëkohësisht edhe konsumatore të këqija të energjisë. Ky ishte njëri nga përfundimet e konferencës të zhvilluar nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore në bashkëpunim me IFC. Sipas ekspertëve nga banesat mund të kursehen sasi të konsiderueshme energjie, por tradita dhe e sotmja e banesave enede nuk e mundësojnë këtë.
“Mungesa e konfortit përsa i takon ngrohjes së ndërtesave ka pasur disa faktorë ku më kryesoret janë humbje të mëdha të nxehtësisë nga struktura ndërtimore për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimit të tyre, përdorimi i materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët në drejtim të vetive termofizike të tyre, pra materiale që kanë përcjellshmëri të lartë termike” thotë Teuta Thimjo, eksperte në AKBN.
Ekspertët deklaruan gjatë aktivitetit se problemi i eficensës së përdorimit të energjisë është cështje sensitive edhe në kuadër të pyetësorit të BE. Hartimi i një ligji për këtë qëllim pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Adi Darsi