Kontador rezulton pozitiv ne testin anti-doping

Fituesi i Turit te Frances per vitin 2010 Alberto Kontador rezultoi pozitiv ne testin anti-doping.
Lajmi njoftohet nga zedhenesi i ciklistit spanjoll i cili saktesoi se ne testin e zhvilluar ne muajin korrik Kontador rezultoi pozitiv ndaj clenbuterolit nje lende e cila pershpejton frymemarrjen dhe rrit pranine e oksigjenit ne vena dhe qe eshte e ndaluar nga federata boterore e ciklizmit.
Zedhenesi tha se gjithcka kishte ndodhur si pasoje e helmimit te sportistit dhe se substanca e ndaluar nuk eshte perdorur qellimisht.
Gjithesesi pritet qe diten e sotme te zbardhet me tej situata e spanjollit te cilit mund ti hiqet titulli i Turi te Frances ashtu si ndaj Floid Landis ne vitin 2006.