E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve Inter shkaterron Verderin

U luajten ndeshjet e dyta te grupeve A B C dhe D te vlefshme per Ligen e Kampioneve. Spikati fitorja e Interit te Benitezit 4-0 ndaj Verder Bremenit dhe ajo e Mancester Junajted 0-1 ndaj Valencias ne Spanje.

Mbajtesit e trofeut prestigjoz shenuan kater here ne porten e gjermaneve plot 3 here me Etoo dhe nje here me Shnajder. Kamerunasi gjeti rrjeten ne minuten e 22 te takimit dhe 5 minuta me pas dyfishoi rezultatin. Ne minuten e 34 holandezi Shnajder trefishoi rezultatin dhe hipotekoi fitoren e Interit qe ne 45 minutat e para te takimit.

Thuajse ne te gjitha minutat e pjeses se dyte gjermanet u shfaqen te pafuqishem te gjejne golin e pare kete takim perkundrazi pak minuta nga perfundimi i ndeshjes ata ndeshkohen serish nga Etoo gol ky qe vulos rezultatin. Inter fiton 4-0.

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Totenhem mundi 4-1 holandezet e Tuentes te cilet ne ndeshjen e pare barazuan 2-2 me Interin. Golat u shenuan nga Van der Vart ne minuten e 47 Pavlicenko ne minuten e 50 e 64 dhe Garet Bale ne minuten e 85 per vendasit. Per miqte goline nderit e shenoi Naser Cadli ne minuten e 56.

Ne grupin B Lioni mundi ne transferte 1-3 Hapoelin e Tel Avivit ndersa Shalke fitoi 2-0 ndaj Benfikes ne Gjermani.

Kryendeshja e grupit C ajo mes Valencias dhe Mancester Junajted u vendos nga nje gol i minutes se 85 shenuar nga Hernandez per skuadren angleze. Ndeshja tjeter e ketij grupi ajo mes skocezeve te Rejnxhers dhe turqeve te Bursasporit perfundoi 1-0 per britaniket.

Nderkohe ne grupin D Kopenhageni fitoi ne transferte ndaj grekeve te Panathinaikosit dhe merr kryesimin e grupit me 6 pike kjo fale edhe barazimit te Barcelones me Rubin Kazanin ne Rusi.

Liga e Kampioneve rikthehet ne 19 dhe 30 tetor per ti lene vendin ndeshjeve te kombetareve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›