Kontakti elektrik, vdes 5-vjeçarja shqiptare në Itali
Një 5-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në shtëpinë e saj në Milano, mbrëmjen e së premtes. Vajza e vogël ka gjetur vdekjen aksidentale teksa lahej në vaskë.
Fëmija ka vdekur si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike, pasi tharësja e flokëve ka përfunduar në ujin ku ajo lahej.
Vajza është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin Buzzi, ku më pas ka ndërruar jetë.