Berisha:Sheqim TVSH.Mbrojmë prodhimin bujqësor
BERAT- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka përsëritur nga Berati vendosmërinë e qeverisë për të mbrojtur dhe ndihmuar bujqësinë shqiptare. Ai ka deklaruar se nuk do të ketë heqjen të TVSH për bujqësinë, kërkesë kjo e Partisë Socialiste që bëhet vetëm për interesat e tyre klienteliste.
Ne nuk do të pranojmë heqjen e TVSH-së, pasi nuk do të lejojmë që prodhimet tuaja të mbeten në fushë- ka thënë Berisha. Ai ka akuzuar opozitën se me kërkesën e bërë për heqjen e TVSH-së duan vetëm të rrisin të ardhurat e tyre.