E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konte fiton sërish, Junajtid në shenjën e CR7: goli numër 801

Pas barazimit në debutim, vjen fitorja e dytë radhazi e Antonio Contes  në pankinën e Tottenhamit në Premier League. Spurs, me një ndeshje më pak pas shtyrjes së sfidës kundër Burnley-t për shkak të borës, e afrojnë zonën e Champions-it në vetëm dy pike. Ndaj Brentford në shtëpi, fillimi është i rënduar për Tottenhamin, me miqtë që “dhurojnë” avantazhin falë autogolit të Canos në minutën e 12-të. Skuadra e Contes luan mirë dhe tenton të vrasë ndeshjen me Hojbjerg dhe Kane, por duhet të presë 65 minuta për të mbyllur llogaritë me golin e Son. Brentford përpiqet të rihapë llogaritë, por Lloris është i kujdesshëm për Toney në finale dhe më pas Spurs mund të gëzohen dhe të rifillojnë të ëndërrojnë për ecurinë e Europës që ka rëndësi.

Teksa presin që Ralf Rangnick të ulet në stolin e Manchester United (do të debutojë zyrtarisht këtë të diel kundër Crystal Palace), Djajtë e Kuq dominojnë në ndeshjen e madhe të javës së 14-të ndaj Arsenalit. Si gjithmonë, Cristiano Ronaldo udhëhoqi ekipin e tij me një dygolësh vendimtar që e çon në 801 gola në karrierë dhe përmbys Topçinjtë. Ishin miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 13-të me Smith Rowe, më pas Bruno Fernandes barazoi në minutën e 44-të dhe CR7 shënoi 2-1 në minutën e 52-të. Megjithatë, Odeegard rivendos menjëherë barazinë pas vetëm dy minutash dhe më pas lojtarët e Carrick kanë nevojë për një penallti, sot për herë të fundit në stol, me Ronaldon e zakonshme që shënon nga 11 metra. Arteta hedh në lojë edhe Lacazette-n e Sakën, por kjo nuk mjafton dhe Arsenali mbetet në 23 pikë, ndërsa United ngrihet në 21 në zonën europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›