E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konte “ngacmon” Interin: Kampionatet fitohen nga skuadrat që e meritojnë, kupat nga…”

Në Napoli po bëhen gati për festën e madhe të titullit kampion. Për të arritur këtë objektiv historik ekipit të Antonio Kontes i mjafton që të marrë pikët e plota përballë Xhenoas në “Maradona”.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp trajneri i Napolit ka theksuar faktin se ekipit i tij nuk po merr asnjë që nuk meriton.

“Kampionatin e fiton skuadra që e ka merituar më shumë. Luhen 38 javë dhe në fund fiton skuadra më e mirë ndërsa për kupat kjo nuk vlen pasi janë kompeticione më të shkurtra dhe futet në lojë disa faktorë”, pohoi Konte, i cili iu referua pranisë së Interit në finalen e Champions League.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›