Konte për Kejn: Mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë

“Harry Kane është i aftë të bëhet një nga sulmuesit më të mëdhenj në histori, jo vetëm i brezit të tij”. Kështu tha trajneri i Tottenham, Antonio Conte, duke komentuar se sulmuesi i tij 28-vjeçar është në rrugën për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Angli.
“Unë mendoj se Harry është në moshën e duhur për të dëshmuar se ai mund të bëhet jo vetëm një nga më të mirët në botë, por edhe në historinë e futbollit – tha Conte në prag të sfidës të së shtunës me Aston Villa – ai tashmë është në histori, sepse ai ka shënuar shumë gola për klubin dhe për kombëtaren, por është mjaftueshëm në moshë për të qenë një nga më të mirët në botë. Roli i tij është numri nëntë, por në të njëjtën kohë ai mund të jetë edhe numri 10 për cilësitë e tij.
“Për sa i përket punës që bëjmë me skuadrën, po mundohem t’i përmirësoj jo cilësitë e tij, por ta bëj më efektiv – vazhdoi ai – E përsëris se po flasim për një lojtar fantastik, ndaj është shumë e vështirë ta përmirësojmë, por po mundohemi të punojë, ta shtyjë që të ketë ambicie maksimale për t’u bërë sulmuesi më i mirë”.