E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontesti i emrit, sfida më e madhe për Maqedoninë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se "Sllavomaqedonia" nuk është e pranueshme si propozim për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.
 

Ahmeti nder te tjera deklaron se sfida më e madhe për Maqedoninë sërish do të jetë kontesti me emrin, për nevojën e bashkëpunimit mes partive politike, si dhe nëse ka zgjedhje të parakohshme dhe fiton LSDM-ja dhe Branko Cërvenkovski, nuk do të kishte problem që të bëjë qeveri koalicioni me ta.
 

Nderkaq ne gazete komentohen deklaratat e burimeve diplomatike nga Shkupi dhe nga Brukseli, ku situata në të cilën ndodhet gjithë procesi negociues për emrin mund të lëvizë vetëm nëse implikohet edhe faktori shqiptar në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›