E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Serbi, të barabartë në dialog

Pas deklaratave të Grupit Drejtues Ndërkombëtar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të jenë pjesë të dialogut, por edhe në bazë të rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila kërkon që dialogu Prishtinë - Beograd të mos përmend fare çështjen e statusit, Bashkimi Evropian ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin për këtë dialog, në të cilin do të përfshihet si ndërmjetësues kryesor.
 

“Qëllimi dhe vullneti ynë për të ndihmuar dialogun bazohet në rezolutën e OKB-së, e cila u sponsorizua nga 27 vendet anëtare të BE-së. Baza mbi të cilën do të punojmë është ndjekja e mandatit të OKB-së për zhvillimin e një dialogu pa paragjykuar qëndrimet e palëve”, ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›