E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontesti për emrin s'është çështje aq e rëndësishme për SHBA-të

Daniel Server, analist i Çështjeve te Ballkanit thotë se, kontesti për emrin kushtetues të Maqedonisë nuk është më çështje e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se kontesti për emrin nuk është më çështje aq e rëndësishme për amerikanët. Amerikanët sollën vendimin e tyre, e njohën Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe mendoj këtë problem e konsiderojnë si çështje midis Shkupit dhe Athinës. Kemi ndërmjetësues amerikan, mbi 20 vjet dhe kjo është edhe një lloj përkushtimi. SHBA-ja është e gatshme ta mbajë këtë nivel të përkushtimit, por ideja se kjo çështje qëndron lartë në agjendën e listës së prioritete në Uashington nuk është e saktë”, është shprehur Server.

Sipas tij çështja e vetme e rëndësishme është që Maqedonia të pranohet në NATO, ndërsa në të ardhmen të hyjë edhe në BE.

“Kjo është arsyeja pse duhet zgjidhje për kontestin e emrit”, ka shtuar analisti Server. (INA) 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›