E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontestohet fitorja e Selës, rivotohet në Strugë

Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur dje që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës.

Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë. Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.

Me këtë vendim, do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski. Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530 votues, raportoi INA.

Në raundin e dytë Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›