Presidentja Jahjaga ngushëlloi presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ngushëlloi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pas shpërthimeve tragjike gjatë maratonës së Bostonit, ku disa qytetarë humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan, njofton Presidenca e vendit .
Në telegramin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet:
“Institucionet e Republikës së Kosovës dënojnë këto akte të dhunshme që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm amerikanë, me besimin e plotë se sulmet e tilla nuk do t'i zbehin vlerat dhe idealet e shtetit dhe shoqërisë suaj, që mbesin inspirim për tërë botën, e cila synon ndërtimin dhe realizimin e demokracisë dhe lirisë së mirëfilltë”./Indeksonline/