E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontingjenti i VI i forcave ushtarake niset per ne Bosnje

Trupat ushtarake te Forcave te Armatosura ndodhen atje ne kuader te misionit ALTHEA per asgjesimin e municioneve ne kete vend.

Zv/ministri i Mbrojtjes Arian Starova e konsideroi pjesemarrjen e trupave shqiptare nje tregues te rritjes se kapaciteteve te tyre ne fushen e mbrojtjes por dhe te bashkepunimit ushtarak me BE-ne.

Kontingjenti juaj tregon qarte se nivelet profesionale qe FA-te kane arritur ne fushen e demontimit te municioneve jane shume te larta. Ne jemi ne nje faze te rendesishme te eliminimit te municioneve te rrezikshme edhe brenda vendit ku aspirojme qe ne fund te 2010-s te kemi demontuar me te gjitha metodat municionet e rrezikshme dhe ne fund te vitit 2013 te kemi nje Shqiperi te cliruar plotesisht nga municionet e teperta tha Starova.

Kontingjenti i radhes ka ne perberjen e tij nje oficer 8 nenoficere dhe nje ushtar profesionist dhe eshte trajnuar per kryerjen e zbulimit pastrimit dhe asgjesimit te municioneve te paplasura mbrojtjen e forcave ushtarake nga fushat e minuara keshillimin ne ruajtjen dhe administrimin e municioneve ushtarake.

2010-10-04 1654

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›