E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e naftes

Kreu i doganave Flamur Gjyrmishka nuk ka mohuar akuzat e ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti per kontrabanden e naftes ne Shqiperi por thote se nuk ka prova qe te mbeshtesin akuzat e Priftit per periudhen kohore te ciles i referohet ish ministri.

Ne lidhje me te dhenat qe kane te bejne me nje kontrabande te mundshme po merret informacioni i duhur edhe me strukturat e vendeve homologe eshte shprehur Flamur Gjyrmishka drejtor i Pergjithshem i Doganave Shqiptare.

Drejtori i doganave paralajmeroi se hetimet per kontrabanden e naftes do te shtrihen edhe me gjere sesa koha kur Dritan Prifti ishte minister i Ekonomise.

Behet fjale per nje periudhe tjeter te meparshme ne do te punojme te sigurojme informacionin e duhur deklaroi Gjyrmishka.

Gjate takimit nderkombetar te Task Forces se doganave dhe policise se vendeve te Europes juglindore takim qe po zhvillohet ne qytetin e Durresit ai deklaroi se po merren masa per parandalimin e kontrabandes se cigareve dhe trafikimit te markave dhe patentave.

Sipas Dyrmishit keto jane masa te domosdoshme per mbrojtjen e konsumatorit dhe vjeljen e detyrimeve doganore nga subjektet importuese.

Nje tjeter arsye kryesore e organizimit te ketij aktiviteti eshte edhe bllokimi i financimit te terrorizmit qe u deklarua se gjen mbeshtetje te fitimet e siguruara nga kontrabanda dhe trafiqet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›