E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ Asnje rinegocim me Greqine per kufirin detar por ta perfundojme marreveshjen

Tirane 12 tetor NOA - Nuk e kam thene aspak qe do te rinegociojme marreveshjen e ujerave me Greqine por thjesht kam thene qe do te shqyrtohen mundesite si do te procedojme per ta perfunduar kete marreveshje.

Keshtu i eshte pergjigjur sot interesimit te gazetareve ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto lidhur me menyren sesi do te procedohet per permbylljen e marreveshjes se ujerave me Greqine ne kufirin jugor te vendit duke perdorur nje gjuhe ndoshta diplomatike por qe sigurisht ne kontradikte te forte.

E pezulluar nga Gjykata Kushtetuese kjo marreveshje paraqet nje pike te nxehte te raporteve mes dy vendeve e qe sipas kryediplomatit Haxhinasto duhet te marre patjeter nje drejtim te caktuar.

Eshte ne interes te te dy vendeve qe kjo marreveshje te realizohet duke respektuar te gjithe parimet dhe detyrimet kushtetuese tha konkretisht lidhur me nje fakt te tille ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.

Sipas tij kjo marreveshje eshte ne nje status te tille pas vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe jemi ne fazen e eksplorimit te mundesive se si do te procedohet me tej.

I ashtuquajturi pakti detar i Shqiperise me Greqine per ndarjen e kufijve territoriale detare ne jug ngjalli muaj me pare reagimet negative te opozites te cilat iu kaluan per gjykim edhe Gjykates Kushtetuese e cila mori vendimin per pezullimin e saj.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›