E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda, sekuestrohen 400 koli cigare

Një operacion policor është zhvilluar pasditen e enjte në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ku është bllokuar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 400 koli cigare.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se përveç mallit të sekuestruar, disa persona janë ndaluar nga uniformat blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›