E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatat gjatë provës së javës

22/04/10 21:38

Banorëve u ka ardhur kohë për të realizuar provën e javës, dhe ata kanë veshur të gjithë uniformat përkatëse. Jetmiri mbledh skuadrën e tij, e cila përbëhet nga Klodi dhe Manal dhe u jep udhëzime se si duhet të luajnë sot. Ai u thotë të mos kenë qëllim të kapin flamurin ashtu siç kanë bërë dje, por të mundohen të avancojnë, ndërkohë që ai do ti ruajë krahët.
Banorët shkojnë në pjesën e kopështit ku është krijuar terreni i duhur për lojën. Ata takohen me instruktorin dhe ai u jep udhëzimet për mënyrën e të luajturit. Gjatë lojës banorët janë shumë energjik dhe e përjetojnë shumë lojën. Domi shprehet se ajo e ka marrë njëherë flamurin, por Jetmiri ia ka rrëmbyer në mënyrë të padrejtë, e në këtë mënyrë të ajo mërzitet dhe shprehet se kështu i ikën dëshira për të luajtur.
Kika thotë se Manal e ka gjuajtur disa herë, por nuk ka plasur bojë pasi ai ka arritur ti shpëtojë. Mandi i thotë Jetmirit se ai e ka gënjyer që nuk ka më fishekë, por në të vërtetë paska dhe thotë se kjo nuk është e drejtë. Grupi i përbërë nga Jona, Mandi dhe Seldi dorëzohen. Ndërsa grupi i përbërë nga Kika, Domi dhe Erioni arrijnë të fitojnë një lojë dhe Jetmiri u thotë se ata janë bërë profesionistë tani.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›