Kontrabandë me mallra, policia e Durrësit arreston 2 shtetas, 2 në kërkim

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Measures” kanë bërë ekzekutimin e 4 masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Durrësit më datë 12 shkurt.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, masat e sigurisë janë dhënë për:
M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.
T.Z., 47 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.
V., 66 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Detyrim paraqitje për shtetasin J. B., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme
Polici njofton se, vijon puna për ekzekutimin dhe të dy masave të tjera të sigurisë pasi personat nuk u gjetën në banesë dhe janë shpallur në kërkim. /j.p/