E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkrumbohet furgoni në Kukës, drejtuesi i mjetit del në kohë pa pësuar lëndime

 Një furgon është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Milot-Morinë.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është djegur plotësisht.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë pa marrë lëndime, sapo ka konstatuar tymin. Furgoni transportonte vegla muzikore.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet për një defekt në mjet.

/vizionplus.tv

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›