E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabandonin naftë, arrestohen dy inspektorë policie në Lezhë

Lezhë- Një bot që mbante 12 mijë litra naftë dhe disa peshkarexha janë bllokuar ditën e djeshme në portin e Shëngjinit në Lezhë.

Sektori kundër Krimit Ekonomik mësohet se në një aksion të tijin ka sekuestruar naftën dhe mjetet lundruese, pasi lënda djegëse dyshohet se ishte siguruar në mënyrë të paligjshme.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona mes të cilëve dhe dy inspektorë të policisë kufitare. Më konkretish janë arrestuar: Gjok Vorfi, Flamur Daja inspektorë të shërbimit të policisë kufitare, Gjovalin Preci, si dhe është shpallur në kërkim Pëllumb Gila, 42 vjeç.

Mësohet se nafta kishte mbërritur në port nëpërmjet katër peshkarexhave dhe më pas ishte ngarkuar në një autobot.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›