Publikohen pamjet e sulmit të Breivik, ku humbën jetën 8 persona (VIDEO)
Oslo- Për të parë herë është publikuar videoja e shpërthimit të shkaktuar në Oslo nga Anders Breivik ku humbën jetën tetë persona.
Pamjet janë shfaqyr nga televizioni norvegjez NRK në të cilat tregohet momenti kur ekstremisti parkon furgonin bombë pushtë ndërtesës dhe më pas largohet drejt ishullit Utoeya ku qëlloi për vdekje 59 persona, kryesisht të rinj që ishin në takimin e laburistëve.
Para pak kohësh breivik u dënua me 21 vjet heqje lirie i cili mund të zgjatet për aq kohë sa ai është i rrezikshëm. Ndërkohë krimi ëhstë pranuar edhe nga ai vetë duke e quajtur sulmin si mizor, por të nevojshëm, pasi erdhi sipas Breivik për të mbrojtur vendin nga multikulturalizmi.
K.T/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: