E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri, arrestohet shtetasi turk në Tiranë

Një shtetas turk, rreth 39-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri.

Këtij shtetasi i janë sekuestruar rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Gjithashtu, identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi 58-vjeç banues në Vlorë që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›