E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E rëndë në Berat! Goditi me makinë 15-vjeçaren te vijat e bardha, shoferi arratiset nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare,e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›