E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontraktimi i tregtisë botërore më i madhi i pas Luftës II

Vëllimi i tregtisë botërore
parashikohet që të bjerë
me 9% këtë vit, sipas
lajmeve më të fundit nga Organizata
Botërore e Tregtisë të publikuara
në raportin e saj vjetor
që do të dalë sot. Sipas raportit,
ky është edhe kontraktimi më i
madh i tregtisë globale që nga
vitet e Luftës II Botërore. Drejtori
i përgjithshëm i OBT, Paskal
Lami, deklaroi se parashikimi i ri
nënvizonte nevojën për marrjen
e masave urgjente për të mos
lejuar përkeqësimin e situatës
në vitet në vijim. Tregtia është
një mjet i fuqishëm për përmirësimin
e situatës ekonomike
dhe forcimi i saj është në dobi
të rimëkëmbjes ekonomike të
planetit. Në Londër, liderët e G20
do të kenë një mundësi unike
për të kaluar nga premtimet
te veprimet konkrete, si dhe te
parandalimi i ndërmarrjes së
veprimeve proteksioniste nga
shtete të ndryshme që kanë
tentuar të ndjekin këtë linjë. Një
masë e tillë do t‘i bënte përpjekjet
e përbashkëta më pak efektive,
deklaroi Lami. Aktualisht po
ushtrohet presion për rifi llimin
bisedimeve të Dohas, të cilat
u ndërprenë një vit më parë.
Kontraktimi i tregtisë në vendet
e zhvilluara si në Gjermani, për
shembull, që është edhe vendi
eksportues më i madh në botë
për sa i përket vëllimit të mallrave,
do të jetë i ndjeshëm dhe
në disa raste shumë i ashpër,
thuhet në raport. Eksportet parashikohet
që të bien në masën
10%. Vendet e zhvilluara do të
përjetojnë një rënie më të vogël
në shkallët 2-3%, por duke qenë
se ato mbështeten shumë në
eksporte kjo do të ndikojë në
shifrat e rritjes ekonomike që
do të jenë gjithashtu alarmuese.
Sipas Lamit, kufi zimet botërore
të linjave të kreditimit përbënin
një problem shumë të madh,
sepse kompanitë në mbarë
botën po vuanin për likuiditete
më shumë se kurrë. Si pasojë e
krizës janë mbyllur mijëra vende
pune në tregti. Qeveritë duhet
që të shmangin shndërrimin e
këtyre situatave negative në situata
më të këqija, duke hequr dorë
nga çdo lloj mase proteksioniste
që në realitet nuk shërben as
për mbrojtjen e ekonomisë së
një vendi dhe aq më pak për
mbrojtjen e ekonomive botërore.
Proteksionizmi kërcënon mbylljet
e vendeve të tjera të punës
dhe kjo nuk është aspak në të
mirë të ekonomisë.Raporti i OBT
nënvizon nevojën e zhbllokimit
të sektorit bankar si hapi kyç për
ndërmarrjen e
Zgjidhjes së problemit.
Megjithatë paqartësia aktuale
në lidhje me asetet e bankave
tregon se zhbllokimi i tyre nuk
është diçka që pritet të ndodhë
në të ardhmen e afërme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›