Shkëlqimi i San Paolos
Në metropolin e Brazilit, numri i pasanikëve vazhdon të rritet: jetojnë në lagje të pasura, martohen me helikopterë dhe mund të shpenzojnë miliona para për një bizhu, por nuk e dinë se çdo të thotë një shëtitje në këmbë, sepse jetojnë të blinduar nga frika se mos rrëmbehen dhe sekuestrohen
Ivan Zurita, presidenti i kompanisë "Nesle" në Brazil, ka blerë së fundmi një papafingo, një tekë që i kushton 8 mijë realë (2600 euro) në muaj. Edhe Athina Onasis, vajza e një pronari grek anijesh, ka blerë 15 milionë realë (5 milionë euro) një kullë të madhe njëmijë metër katrorë. Këtu shtohen edhe punimet e restaurimit. Athina u ka kërkuar punëtorëve të bllokonin tubat, në mënyrë që të mos dëgjonte shkarkuesit e banjave. Këto gjëra ndodhin në një prej lagjeve më të pasura e më të famshme të San Paolos, "Vila Nova Conceiçao". Ata që kanë mundësi, zgjedhin gjithnjë këtë lagje. "Të kesh fqinjë pasanikë dhe të famshëm, është më e rëndësishme sesa të posedosh një pishinë, saunë, sallë festash, palestër dhe disa garazhe", shpjegon një qytetar.
Në San Paolo, ku jetojnë 18 milionë banorë, mund të gjesh njerëz të pasur e të varfër, dy botë që rrallë takohen. Prodhimi i brendshëm bruto i qytetit të madh ka arritur dhe i ka kaluar 100 miliardë dollarët, shifër kjo më e lartë se ajo e 22 shteteve amerikane. Nëse do të ishte një komb i veçuar, San Paolo do të klasifikohej mes 50 ekonomive më të fuqishme të botës dhe do t‘i linte pas shtete si Kuvajti, Egjipti dhe Zelanda e Re. Sipas Institutit të Kërkimeve Ekonomike, është një lumë parash i keqadministruar, pasi 73.4 për qind e pasurisë së prodhuar në vend është në duart e pak personave. Numërohen 30 mijë milionerë që kanë zgjedhur të jetojnë në qytetin Tropiku i Bricjapit. Pas tyre, po lind një tjetër shtresë e mesme shoqërore, e cila po përpiqet të hedhë hapin e fundit drejt Olimpit të super të pasurve. Epiqendra e interesave të tyre përqendrohet tek Avenida Paulista, zemra e qytetit ku dikur ngriheshin vilat art deko të zotërinjve të kafesë, ndërsa sot duken grataçielat e biznesmenëve, presidentëve të shoqërive të ndryshme dhe trashëguesit.
Kriza ekonomike botërore nuk i ka prekur pasuritë e tyre, madje numri i tyre vazhdon të rritet. Dy vitet e fundit, është vënë re se numri i milionerëve është rritur 46 për qind dhe Brazili është vendi ku "shumohen" më shpejt, pas Kinës.
Të jetosh pranë njerëzve të së njëjtës shtresë shoqërore, nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe sigurie. Pasanikët kanë frikë, jetojnë në ishuj ku nuk kanë lidhje me universin indios, pasardhësit e skllevërve afrikanë, emigrantët e ardhur nga e gjithë bota, sepse u tremben vrasjeve, rrëmbimeve dhe sekuestrimeve. Fillimi i jetës së tyre të blinduar ka një datë të saktë: maj 2006, kur revolta e të burgosurve shkaktoi në një ditë sulmin kundër 180 bankave, zyrave publike dhe komisariateve të policisë. Që prej atij viti, pasanikët kuptuan se ishin ulur mbi një vullkan që mund të shpërthejë vazhdimisht. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e tyre lëvizin me makina të blinduara nga shtëpia deri në punë. Mund të kalojnë edhe disa muaj që një pasanik të mos shëtisë në këmbë. Shtëpitë e tyre mbrohen nga roje private, shumë prej të cilëve janë punonjës të policisë ushtarake, që bëjnë shërbime ekstra për të marrë më shumë para. Sipas studimit të psikologut më të njohur të Amerikës Jugore, sektori i sigurisë ka punësuar më shumë se 2 milionë banorë në Brazil. Për të shmangur rreziqet e trafikut gjithmonë të ngarkuar, është bërë e detyrueshme, për ata që kanë mundësi, të udhëtojnë me helikopter. Në San Paolo, ka 240 pista nisjeje helikopterësh. "Lotus", filiali brazilian i klubeve të natës në Nju Jork, ka menduar të vërë në dispozicion një helikopter për klientët e saj në diskotekën e San Paolos.
Pavarësisht shtrëngimit, pasanikët nuk heqin dorë nga argëtimi. Me 675 miliardë dollarë në dispozicion, mund të blesh gjithçka, madje edhe veshjet e shtrenjta të stilistëve italianë e francezë dhe çdo lloj artikulli që ekziston mbi sipërfaqen e tokës. "Iguatemi" është një nga të paktat vende në San Paolo ku mund të takosh njerëzit e pasur dhe të famshëm. 58 për qind e 1.3 milionë vizituesve që frekuentojnë qendrën tregtare luksoze, janë drejtues të shoqërive të ndryshme. Biznesmenët janë të gatshëm të paguajnë 509 mijë realë (170 mijë euro) për një bizhuteri të markës "Tiffany".
San Paolo është vendi ku praktikohen 365 mijë ndërhyrje të kirurgjisë plastike në vit, e ku paratë kanë hyrë edhe në varreza. Çmimi për metër katror i kthinave të shitura në varrezat private, si ajo e Morumby në zonën jugore, e ka kaluar atë të apartamenteve të ndërtuara në të njëjtën zonë. Çmenduri që kanë nxitur sarkazmin e njerëzve, të cilëve u pëlqen të përdorin shpesh një fjalë të urtë braziliane: "Caixao nao tem gavetas" ("Arkivoli nuk ka sirtarë").