E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e reagimeve

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Visent Dezhert, ka thënë se kushtet e parlamentarëve gjermanë paraqesin vetëm “një mendim”, ndërsa vendimin final për nisjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, e marrin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Të gjithë e shohim Serbinë në Bashkimin Evropian, por janë 27 vende anëtare dhe po aq parlamente dhe është me rëndësi se çka thonë ata. Por, vendimi për bisedimet merret nga shefat e qeverive e shteteve”, ka thënë Dezhert për gazetarët në Beograd.

Parlamentarët gjermanë, ben te ditur Europa e Lire një ditë më parë në Beograd kanë thënë se Serbia para se të nisë bisedimet me BE-në për anëtarësim, duhet të nënshkruajnë një kontratë me Kosovën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›