Kontrolle “blic” në burgun e Reçit/ Sekuestrohen sende të ndaluara në qelitë e të burgosurve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle blic në burgun e Shkodrës.
Urdhri është dhënë nga drejtori Adriatik Kupi, në vazhdën e kontrolleve që po kryhen në çdo IVEP me qëllim sekuestrimin e sendeve të paligjshme që mund të ndodhen në ambientet e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Gjatë kontrolleve në qelitë e të burgosurve dhe në ambientet e përbashkëta janë gjetur sende të ndaluara të improvizuara nga te burgosurit si dhe fisha karikuesi.
Mësohet se janë kryer kontrolle në 38 dhoma. Në një dhomë është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse për vijimin e procedurave.
Gjatë kontrollit gjithashtu janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.
Një ditë më parë u ushtruan kontrolle në IEVP-ne e Vlorës ndërsa kontrollet e befasishme do të vijojnë dhe ne institucionet e tjera të ekzekutimit të vendimeve penale.
