E Diel, 1 Nëntor 2026

U gjetën të vdekur në kanal/ Lezhë, babë e bijë punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër

LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gocaj në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën, të identifikuar si Anton Keçi dhe Bora Keçi, babë e bijë.

Të dy viktimat punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe ishin duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por automjeti i aksidentuar nuk është konstatuar menjëherë. Pas disa orësh, një patrullë policie ka identifikuar mjetin e përmbysur në kanal dhe ka njoftuar për ngjarjen tragjike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›