Kontrolle masive nga policia rrugore në Tiranë, 78 masa ndëshkuese ndaj këmbësorëve

Policia Rrugore në Tiranë ka intensifikuar kontrollet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët. Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat. Sipas njoftimit të policisë, kontrollet kanë si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Autoritetet u bëjnë thirrje këmbësorëve të respektojnë sinjalistikën, të përdorin vijat e bardha dhe të shmangin kalimin e rrugës në vende të palejuara. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, në funksion të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës.